Ngjarja tragjike e ditës së djeshme nga e cila humbën jetën tetë njërëz, gjak i një fisi bëri të reagojë i gjithë opinion publik. Të shumtë kanë qënë ata që dënuan aktin e masakrës të 24 vjeçarit Ritavan Zykaj, tashmë i arrestuar.
Ndër të parët që reaguan mbi “Masakrën e 10 gushtit”, ishte dhe kryeministri Berisha. Në një status në faqen e tij në rrjetin social Facebook Berisha shkruan:
Te dashur miq, nje krim horror ne permasat e nje masakre, ne te cilen u vrane 8 qytetare, femije, burra, gra dhe u plagosen disa te tjere, ndodhi kete mbasdite ne Selenice te Vlores.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt makaber dhe uruar sherim te plagosurve, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjareve, te afermve, miqve dhe komunitetit te Selenices per kete humbje te rende dhe shokuese.
M
Lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi dje Selenicë, Vlorën dhe mbaë Shqipërinë ka reaguar dhe Ylli Manjani. Ish-ministri: Po, duhen mbledhur armët!
Këto janë “bombat lëvizëse” të rendit publik!
Arrestimet post mortum nuk mjaftojnë!
Lidhur me ngjarjen tragjike në Selenicë të Vlorës ku mbetën të vdekur tetë njerëz ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. “Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel”, shkruan Basha.
Postimi i plotë:
Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel. Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve. Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet cdo dite.
Deputetja e PS-se, Elisa Spiropali ka dale me nje propozim lidhur me masat urgjente qe duhen marre ne menyre qe gjema te tilla, si ajo e mbremshmja ne Selenice te mos perseriten.
Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, Spiropali shkruan se duhet fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore”.
Postimi i Spiropalit:
Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas masakrës së ndodhur dje në Selenicë ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj, vrau me armë 8 kushërinjt e tij.
Në një shënim në facebook Paloka thotë se ngjarja ka tronditur çdo shqiptar .
Më tej ai ka sulmuar Ramën duke thënë se i “vetmi që jeton në botë tjetër është kryeministri Edi Rama, që në këto momente shkruan në fb: “ju uroj një fundjavë të qetë”…
“Tragjedia e Vlorës me të drejtë ka tronditur çdo shqiptar; dy familje që u shuan me gra e fëmijë bashkë.
/AlpeNews.al





