Publikohet lista e ish të përndjekurve politik të cilët kanë gati këstin e dëmshpërblimit, por që duhet të hapin numrin e llogarisë bankare. Në një njoftim, Ministria e financave thotë se janë 218 ish të dënuar të cilëve u kanë kaluar lekët në bankë, por numri i llogarisë bankare ka rezultuar i bllokuar. Për këtë arsyje Financat, thonë se ish të përndjekurit kanë afat 30 ditë për të dorëzuar numrin e ri të llogarisë bankare, në mënyrë që të marrin lekët.
Përfituesit e mëposhtëm janë ata përfitues të cilët i kanë kaluar lekët në bankë përgjatë vitit 2018 si dhe përgjatë viteve 2009-2013, por numrat e llogarisë së tyre rezultojnë të mbyllur. Këta përfitues duhet të hapin numra llogarie të rinj personal pranë një nga bankat e nivelit të dytë dhe ta depozitojnë atë pranë zyrave tona.
Ministria e Financave
Procedura për trashëgimtarët
Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.
Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.
162 dosjet me probleme për vitin 2018
Përfituesit e mëposhtëm janë ata përfitues të cilët i kanë kaluar lekët në bankë përgjatë vitit 2018, por numrat e llogarisë së tyre rezultojnë të mbyllur. Këta përfitues duhet të hapin numra llogarie të rinj personal pranë një nga bankat e nivelit të dytë dhe ta depozitojnë atë pranë zyrave tona.


