Detajet e para bëhen publike mbi kapjen e autorit të makabrës së Selenicës Ritvan Zykaj.
ARMA ME TË CILËN KREU KRIMIN RITVAN ZYKAJ
Arrestimi i tij u bë i mundur në orët e para të mëngjesit në periferi te Selenicës, konkretish në dalje të saj.
Policia i ka sekuestruar armën e krimit tip kallashnikov. 24 vjeçari është shoqëruar në DVP Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISË
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal.




