Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, në fshatin Resulaj ku një 24 vjeçar ka vrarë tetë persona të familjes së tij, mes të cilëve dy fëmijë dhe një adoleshente 17 vjeç, raporton AlpeNews.al.
AlpeNews.al, raportoi më herët se autori është Ritvan Zykaj 24 vjeç, baba i dy fëmijëve. Fillimisht u tha se Zykaj është person me të meta mendore dhe se konflikti kishte nisur për motive banale.
Por duket se historia “fsheh” më shumë se kaq. Burime për AlpeNews.al thonë se 24 vjeçari ishte i urtë në fshat dhe nuk kishte të meta mendore.
“Ka qënë i urtë, dhe nuk është ndjerë asnjeherë në fshat. Nuk dimë të ketë pasur të meta mendore.”
Kujtojmë se autori pasi i vrau, vrapoi me kallashnikov në dorë dhe mbetet ende në kërkim. Mësohet se ministri Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu janë nisur për në vendngjarje.
/AlpeNews.al



