Të gjithë mendojmë njejtë për një gjë këto ditë: Një zhytje nën ujërat e kaltër të jugut të Shqipërisë. Dhe … kaq!
Nën petkun e ditëve të nxehta të muajit gusht, sejcili prej nesh do të parapëlqente që zhytjen nën ujërat e plazhit të Krorëzës (që @nëntoroseku ka shkrepur në profilin e tij) ta bënte edhe vetë.
Redaksia e ALPENews.al sjell foton që tregon se ky plazh i pa-eksploruar ende nga turistët do të rikthehet fuqishëm vitin tjetër nga promovimi i cili ka nisur që këtë vit për të.
PLAZHI KRORËZ
Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.