Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.
Fitorja e Ahmetit në garën për kryetar të Prishtinës vjen pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.
Ahmeti ka marrë 861 ndërsa Arban Abrashi 733.
Pra, kandidati i VV-së ka marrë 128 vota më shumë në kutitë me kusht dhe ato me postë.
Ahmeti merr kështu mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin më të madh në Kosovë.


