Mbi 1 milion e 150 mijë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë dhe dalë nga Pika e Kalimit Kufitar e Morinit në Kukës, vetëm gjatë muajve qershor e Korrik, që përkojnë me nisjen dhe muajin e dytë të sezonit turistik në bregdetin shqiptar.
Sipas statistikave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, numri më i lartë i shqiptarëve të Kosovës që janë futur në Shqipëri është 15 ditëshi i dytë i Korrikut.
Edhe numri i automjeteve që kanë hyrë dhe dalë nga kjo pikë kufitare ka qenë shumë i lartë, konkretisht rreth 400 mijë automjete.
Nga ana tjetër, në këtë pikë kufitare, kanë hyrë dhe dalë 321 mijë e 657 automjete të huaja ndërsa kanë hyrë dhe dalë 71 mijë e 185 automjete shqiptare.


