• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti Thaçi i kërkon falje gazetarit: Inkurajon të tjerët të vazhdojnë të bëjnë detyrën
Home
Rajon

Presidenti Thaçi i kërkon falje gazetarit: Inkurajon të tjerët të vazhdojnë të bëjnë detyrën

10 August, 2018 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar falje pas një incidenti, gazetarit të Kohës Ditore, Fitim Gashit.

Pasi gazetari e pyeti se si do të reagonte nëse Presidenti serb Vuçiç do të përdorte të njëjtin argument për Kosovën e Veriut që Thaçi po përdorte për Luginën e Preshevës, presidenti u përgjigj se ai tha se nuk flet në emër të Vuçiçit ashtu siç supozohet se po bënte gazetari.

Por me anë të një statusi në Facebook, Thaçi ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij duke i kërkuar falje gazetarit dhe duke inkurajuar reporterët që të vazhdojnë të bëjnë pyetje në të gjitha temat e interesit kombëtar.

Postimi i Hashim Thaçit:

Faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces i ndjeshëm dhe historik për Kosovën. Do të jetë një proces i hapur për popullin e Kosovës që do të transmetohet përmes të gjithë gazetarëve dhe mediave. Për të rritur transparencën dhe për të shmangur keqkuptimet dhe keqinterpretimin, kam mbajtur këtë muaj konferenca të shpeshta për shtyp për të dhënë shpjegimet e nevojshme. Dua të falënderoj të gjithë mediat dhe gazetarët në Kosovë, që kanë ndjekur procesin e dialogut me profesionalizëm këtë javë të fundit.

Në takimet e mia me gazetarët, gjithmonë përpiqem të jem i hapur dhe të përgjigjem në çdo pyetje apo dilemë që kanë – lidhur me dilemën e qytetarëve të Kosovës. Gjatë konferencës së djeshme, pati një keqkuptim me gazetarin Koha Ditore, Fitim Gashi.

Unë i kërkoj falje Fitimit dhe të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të ofenduar gjatë konferencës për shtyp, por kjo ka qënë dhe nuk do të jetë kurrë synimi im. Në rrugën time në politikë për më shumë se dy dekada, unë kam respektuar gjithmonë punën e gazetarëve, si një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë. I inkurajoj të gjithë reporterët që të vazhdojnë të bëjnë pyetje dhe të adresojnë dilemat në të gjitha temat e interesit kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Canelo Alvarez kërcënon Golovkin: Po vij për të të treguar vendin
Previous article Emery zbërthen Arsenalin e tij dhe zbulon objektivin e “topçinjve”

k.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT