• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALET/ Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin
Home
Nderkombetare

SKANDALET/ Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin

10 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump, me shumë gjasë është përfshirë në situata kompromentuese, i spiunuar nga agjentë rusë të kundërzbulimit, gjatë një udhëtimi në Moskë plot 31 vite më parë.

 Ky është pretendimi më i fundit dhe tronditës njëkohësisht, i bërë në një libër të ri.

Presidenti mund të jetë filmuar në vitin 1987 me prostituta ruse, të cilat i janë dërguar atij për ta zënë në kurth, edhe pse ai kishte udhëtuar atje me ish-bashkëshorten Ivana, duke e bërë atë të cënueshëm moralisht nga Kremlini, ka rrëfyer ish-kryespiuni rus i asaj kohe për autorin e librit.

Materiali mund të jetë ruajtur me kujdes nga spiunët që prej asaj kohe.

Oleg Kalugin, ish-kreu i kundërzbulimit të KGB-së, i tha autorit Craig Unger se Trump mund të ketë pasur “shumë femra të reja në dispozicionin e tij”, dhe se Rusia mund të ketë qenë duke e përgjuar atë. Ai ishte ftuar zyrtarisht nga një diplomat i lartë për të diskutuar zhvillime të mundshme mbi çështje pronash.

Kalugin pretendon se Trump ndoshta ka edhe dijeni mbi ekzistencën e atyre dokumenteve rreth tij, që përmbajnë materiale të cilat rusët i quajnë “kompromat”.

Pretendimi i jashtëzakonshëm është bërë në librin “Shtëpia e Trumpit, shtëpia e Putinit; historia e patreguar e Donald Trump dhe mafies ruse”, një vështrim i thellë mbi marrëdhëniet afatgjata të Trumpit me Rusinë, i cili pritet të botohet javën e ardhshme, i shkruar nga Unger.

Autori, një gazetar i “Vanity Fair”, ka shënjestruar në të kaluarën familjen Bush mbi lidhjet e pretenduara me sauditët, e është përmendur në shumë raste në filmin “Fahrenheit 9/11” të Michael Moore.

Libri, një kopje e të cilit është siguruar nga “Daily Mail”, pretendon se Trumpi është një “aset rus”, lakmia e të cilit e bëri atë “një prè të lehtë” të oficerëve të shërbimeve sekrete sovjetike, dekada më parë. Ai gjithsesi nuk ka prova të drejtpërdrejta për ekzistencën e të tilla përgjimeve.

“Shtëpia e Trumpit” detajon gjithashtu sesi dy bashkëpunëtorë të Trumpit, të cilët në vitin 2013 shkuan në një festë të zhvilluar nga një kriminel i njohur rus, kanë folur mbi “takimin me Vova”-n, duke nënkuptuar në këtë rast Vladimir Putinin.

Spekulime mbi lidhjet e Trumpit me rusët dhe bashkëpunimin e mundshëm me Kremlinin në zgjedhjet e vitit 2016 kanë arritur kulmin, për shkak se hetimi i prokurorit special, Robert Mueller, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, po vijon e po zbulon të tjera detaje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjuriç: Kosova në OKB, njësoj sikur të njihnim Pavarësinë
Previous article Kishte fshirë të gjitha fotot me vajzën/ Kylie pozon dhe tregon sa është rritur Stormi (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT