• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NE TË TRE, NGA FATOS KONGOLI/ Letra e mikeshës së tij për miqësinë me djemtë
Home
Libri

NE TË TRE, NGA FATOS KONGOLI/ Letra e mikeshës së tij për miqësinë me djemtë

9 August, 2018 k.autor Kulturë, Libri

Libri “Ne të tre” nga Fatos Kongoli është shkruar i bazuar në gjithë ngarjet nga realiteti i vetë autorit. Është shkruar në formën e një libri autobiografik me rrëfimet e ngjarjeve të përditshme. Në vijim do të kemi mundësi të lexoni një pjesë nga letra që mikesha e tij i dërgon Fatos Kongolit. Ata kishin kaluar pushimet verore bashkë dhe mikeshës së tij nuk i pëlqeu mënyra se si ai i kishte folur dhe e kishte trajtuar.

Letra përmbledh edhe një vështrim të përgjithshëm lidhur me shoqërinë midis një mashkulli dhe një femre. Një këndvështrim i tillë mund t’ju habisë, ose mund t’ju bëjë të bini dakord me mendimin e vajzës në fjalë. Për më tepër, lexoni rreshtat më poshtë:

“Më vjen keq që u tregova aq e sinqertë. Të gjithë ju djemtë qenkeni budallenj, egoistë. Ju ose nuk e kuptoni ç’është miqësia e vërtetë, ose e kuptoni në mënyrë të trashë. Nuk guxon të afrohesh pak me ju, nuk guxon të kërkosh një miqësi të pastër, sepse ju do të fryheni si gjela. Nga ana tjetër shiteni për trima të zgjuar; me një mirësjellje të shtirë, si struci që fut kokën në rërë dhe kujton se nuk e shohin.
Sikur ta dish se sa qesharakë bëheni! Kurrë në jetën timë nuk do të pranoj miqësi të tilla. Në qoftë se ty të kam lënë përshtypjen e një shoqeje llafazane, të bezdisshme, do të më vinte shumë keq. E përsëris, nuk jam e zemëruar, as e fyer prej teje. E lënduar, po! Jo vetëm nga fjalët që më the (dhe me ç’mendjemadhësi), jo vetëm nga sjellja aspak e hijshme, po nga mendimi që ti kishe formuar për mua. Sepse gjithë ajo që më përplase në fytyrë nuk qe e rastit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE VJET NË KËRKIM NGA POLICIA/ 42-vjeçari aktiv në Facebook. Jetonte me qira në …
Previous article MOTI I KEQ/ Ndërpriten për 30 minuta fluturimet në Frankfurt

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT