• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MESAZHI PREKËS/ Disa muaj pas vdekjes së saj, aktori shqiptar merr lajmin se e bija ka fituar …
Home
Kulturë

MESAZHI PREKËS/ Disa muaj pas vdekjes së saj, aktori shqiptar merr lajmin se e bija ka fituar …

9 August, 2018 k.autor Kulturë

 

Rreth 9-muaj pas vdekjes së vajzës së tij, aktori i madh kosovar Çun Lajçi ka marrë një lajm nga autoritetet amerikane. Ai shkruan në “Facebook” se i ka ardhur një mesazh ku thuhet se vajza e tij e ndjerë Bubulina ka fituar “Green Card” në SHBA.

E kaq është dashur që plaga e pambyllur e aktorit të rihapet sërish, duke postuar një mesazh me fjalë prekëse për bijën e humbur. Ai tregon momentin kur vajza i kishte kërkuar adresën e tij të email-it për të plotësuar formularët .

“Ti kishe aq besim n’vetvete, sa tani baj çudi, si mujten me t’bindë engjëjt atë natë me fjetë, e mos m’u zgjua kurrë ma! Po sugaresha ime po, e fitove Vizën që aq shumë e deshirove! E fitove Green Cardën që do të mbetet përgjithmonë pa firmën e fotografinë tande. Do të mbetët jetime e përbetueme me emnin Bubulinë n’faqën e vet. Ajo erdhi si lajmi ma fatkeq për mua e mamin e vllaun, për të mbet n’kujtesën tonë përjetësisht plagë e pa sherueshme. E vogla ime që s’u rrite kurrë”, shkruan aktori ndër të tjera.
Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit.

STATUSI I ÇUN LAJÇIT

Green Card_a jetime
Po ta nisi nga Berni i Zvicrës, letrën që e shkrova ditë ma parë n’platonë e Kurrizit të Dardanisë, e që n’valixhen e zemrës e palova kur u nisa.
Nga këtu, ku dikur erdhem bashkë me i marrë vizat për 10 artistët e koncertit “Kosova djep Lirie” për shtetët Skandinave. Nga Berni, ku erdha tani me mamin tand me “shitë” artin tim n’serialin zvicëran “Helvetica”, po t’shkruej për lajmin e papritun Bubulinë.

P.S
Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia. Ishte mengjes i hershem dhe si zakonisht ndodhesha n’kafenenë “Melosi” e nga turpi se po m’shikonte kush, u ktheva me fytyrë kah muri.
Duert i lidha pasqafe e sytë i mbylla t’mos rrjedhte loti.
M’erdhi t’bërtas me sa za që kisha: hej, a e dini ju se miralakja ime, e tretuna n’dhé, e ka fitua Green Cardën?
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
E dhunshem thirrjen n’fytin e thamë e mbyta. Kah muri i kthyem me trup, vetën e mallkova që s’isha n’dhomën time e fort me bërtitë: gëzohu Bubë, gëzohu!
Gjatë, oh sa gjatë me sy mshelë i heshtun mbeta!
I fërkova tamthat me gishtat e mëdhej, nga frika se mos po m’pëlcisnin nga pikëllimi, kur ti n’çast m’dole përpara tue kcye përpjetë nga gëzimi e tue u çjerrë:
Hej…! Amerika…! Green Carda…! Shkova babë, shkova! E qesheshe e qaje nga gëzimi!
I kthyem kah muri, me duert e lidhuna pas kreje, e tue u ruejt nga njerëzit që pinin kafe, gjithçka kujtova për ata pak sekonda, e kahmos m’shkoi mendja.
U mundova me t’pa tue luejt natën n’krevat me qenushin e vogël të kthyem n’shpindë me kamë përpjetë, e s’di pse nuk mujta!
Kur, qe, n’çast m’ dole nga tymi i cigarës, që e thithje me aq passion, aty ulun të kompjuteri, me ato kufjet n’vesh, tue tund kokën djathtas majtas.
Atëherë i hapa sytë dhe fillova me folë me vetvetën, thua se po flisja me ty.
M’u kujtua mire viti i kaluem, kur natën vonë me flisje për ato llotaritë e Migracionit. Mua me mbylleshin sytë nga gjumi e ti s’hiqje dorë nga fati. Plotësoje diçka n’faqe internetësh e vazhdimisht e kërkoje imelë adresën time.
– Babi, ma jep adresën tande se mua ma kanë bllokuar hakerët.
Aiii…! M’lodhe me ata haker dreqi! Thua se s’kan punë tjera veç me ty m’u marrë!
Çka po të duhet adresa ime tash?
– Po m’duhet për Green Card babë.
Unë, si unë.
S’u besoja llotarive as fateve përmes interneteve e pa fajin tand, gërvallesha n’ty:
Hiqu bre rrenave e mashtrimeve oj Buba ime.
Por ti ishe aq e durueshme e kamëngulse sa s’bindeshe pa e provua fatin, e përshtypje s’të bajshin gërvalljet e nji plaku që s’merrte vesh n’fusha internetësh.
Ore!
Ti kishe aq besim n’vetvete, sa tani baj çudi, si mujten me t’bindë engjëjt atë natë me fjetë, e mos m’u zgjua kurrë ma!
Po sugaresha ime po, e fitove Vizën që aq shumë e deshirove! E fitove Green Cardën që do të mbetet përgjithmonë pa firmën e fotografinë tande.
Do të mbetët jetime e përbetueme me emnin Bubulinë n’faqën e vet.
Ajo erdhi si lajmi ma fatkeq për mua e mamin e vllaun, për të mbet n’kujtesën tonë përjetësisht plagë e pa sherueshme.
E vogla ime që s’u rrite kurrë.
Ti gjithmonë ke qenë fitimtare, pos natëzezës se 19 nandorit, kur e humbe betejën me hienat që s’të çkapeshin. Ato e grryen shpirtin tand t’pastër vite me rradhë e s’u ngopën pa t’pa tue ra n’gropën e varrit!
Po t’shkruaj për andrrën tande Amerikane që erdhi zhgjandër n’ket mengjes, këtu n’qoshin e lagun nga shiu t’Melosit të mbushun tym cigarësh, kur ti s’ke ma ndjenjë gëzimi, e kurrë ma s’do t’i shfletosh faqet e librave t’mi për t’i lexua letrat e shkrueme për ty.
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Green Carda Bubulinë.
Nga këtu po ta nisi n’Drelaj ty, e po eci rrugëve Helvetice tue i kallxua Galës që ta merr vesh Learti n’Prishtinë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Baloteli hidhet si “i çmendur” në pishinë, ja gjendja e sulmuesit (VIDEO)
Previous article AKSIDENTI NË ELBASAN/ U përplas nga makina, vdes pas 10 ditësh 22 vjeçari

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT