Gjiri i Lalëzit prej vitesh është një nga destinacionet e preferuara të pushuesve shqiptarë.
Ndonëse në këtë periudhë të vitit, ndryshe nga vitet e tjera nuk është në nivelin më të lartë të turistëve, vijon të mbetet një pikë kyçe e turizmit shqiptar.
Pamjet që vijnë për AlpeNews.al, tregojnë perëndimin e diellit sot. E duhet ta pranojmë, që është një nga ndjesitë më të bukura.
“Dy fjalë” për Gjirin e Lalëzit:
Gjiri i Lalëzit (njihet ndryshe edhe si Gjiri i Shën Pjetrit) shtrihet në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit (Muzhlit të Skënderbeut) në veri dhe Bishtit të Pallës në jug. Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut verilindor të gjirit. Është i hapët nga ana e detit. Gjerësia e hyrjes është 20 km, gjatësia e vijës bregdetare 35 km.
/AlpeNews.al



