Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turist nga Polonia i cili verën e kaluar kishte provuar eksperiencën e hedhjes me parashutë në Llogara shkruan:
Në Llogara kam provuar jo vetëm një ushqim të mirë, por edhe një nga momentet e mia më të bukura të jetës: hedhjen me parashutë. Më kushtoi rreth 200 dollarë, ose siç vendasit përdornin monedhën e lekut (dyqindë mijë lekë të vjetra). Për mua është asgjë, por siç duket një prej miqve të mi shqiptarë iu duk shumë shtrenjtë. Jo vetëm kaq, provova të ri-hidhesha sërish por urdhëri ishte vetëm një herë.
Në po të njëjtin koment, një lexues shqiptar me humor (ose ndoshta edhe jo) ia kthen:
Nuk e di ku je hedhur me kaq lekë me parashutë, por unë personalisht më mirë isha hedhë vetë nga Llogaraja. Aq është rroga mesatare e një shqiptari.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


