• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI ME DRON NDAJ PRESIDENTIT/ Kuvendi miraton heqjen e imunitetit të opozitarëve
Home
Nderkombetare

SULMI ME DRON NDAJ PRESIDENTIT/ Kuvendi miraton heqjen e imunitetit të opozitarëve

9 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kuvendi Nacional i Venezuelës ka hequr imunitetin e liderit opozitar dhe ish-kryetarit të kuvendit Julio Borges dhe deputetit opozitar Juan Requesens, për të cilët është pretenduar të jenë përgjegjës për tentativën për atentat ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Kuvendi përmes një votimi mori vendim unanim për heqjen e imunitetit të Requesense, i cili tashmë gjendet në arrest, dhe atë të Borges, i cili jeton në Kolumbi.

Kreu i Kuvendit Nacional Diosdado Cabello tha se Borges dhe Requesens akuzohen për tentativën për atentat, duke shtuar se këta janë vetëm dy nga emrat e dyshuar për pjesëmarrje në atentat dhe se hetimi është duke vazhduar.

“Drejtësia do të gjejë vendin e saj”, tha Cabello.

Ndërkohë, kryeprokurori Tarik William Saab njoftoi se autoritetet kanë zbuluar se 19 persona kanë lidhje me rastin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza dhe Saab janë takuar me ambasadorin amerikan në Karakas, James Story.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë ndonjë njoftim se çfarë është diskutuar në takim dhe nëse Venezuela ka kërkuar nga SHBA ndonjë ekstradim.

Ndryshe, Maduro të shtunën i mbijetoi një sulmi me dronë të ngarkuar me eksplozivë teksa po mbante një fjalim në një ceremoni në kryeqytetin Karakas, me ç’rast shtatë ushtarë ngelën të plagosur.

Pas incidentit, Maduro theksoi se sulmuesit kanë lidhje me Kolumbinë dhe opozitarët venezuelas që jetojnë në SHBA.

Duke folur në një kanal televiziv dy ditë më parë, Maduro pohoi se duke marrë parasysh dëshmitë e gjashtë personave të arrestuar pas incidentit, përgjegjës për tentativën për atentat është lideri opozitar Borges i cili jeton në Kolumbi, duke shtuar se edhe Requesense është në mesin e të dyshuarve.

Gjykata e Lartë në Venezuelë më herët gjatë ditës së djeshme mori vendim për arrestimin e Borges dhe gjykimin e Requesense.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ PEREZ nuk i mban mëri, RONALDO kthehet në MADRID
Previous article ÇMENDURIA/ TIFOZËT e Man United hapin fond për SHKARKIMIN e MOURINHOS

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT