• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POPULLI MË ARSIMDASHËS?/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta për arsimin në rajon, në raport me…
Home
Ekonomi

POPULLI MË ARSIMDASHËS?/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta për arsimin në rajon, në raport me…

9 August, 2018 k.autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Teksa vendet e rajonit shumica e të cilave janë kandidate për tu antarësuar në BE janë në garë për tu afruar me standartet e BE-së, Shqipërisë në shumë tregues ekonomik dhe sociale i duhet ende shumë kohë për të arritur standartet e vendeve të Rajonit.

Edhe në vitin 2017 Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit. Në raport me prodhimin e Brendshëm Bruto Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të sipas statistikave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, teksa vendet e tjera ky tregues është në intervalin 4-4.5%.

Shpenzime më të larta për arsimin në raport me PBB bëri Mali i Zi (4.5%), Maqedonia (3.95), Kosova (4.6%), Serbia (3.9%).

Sic shihet nga të dhënat shpenzimet për arsimin krahasuar me PBB-ne i ka më të larta Kosova, për shkak se ka një popullsi më të madhe në moshë arsimi që ndjek sistemet shkollore.

Në një vlerësim të posaçëm për çështjet e arsimore në Rajon, Forumi i Ballkanit vlerësoi së fundmi se “Arsimi ne Ballkan mbetet një sektor me rrezik të lartë për korrupsion dhe ndikim në politika”.

Megjithë mbështjen e institucioneve ndërkombëtare rajoni nuk ka bërë para në cështjet e edukimit, teksa Shqipëria ka renditjen më të dobët në të gjithë treguesit e përformcës në sektori.

Infrastruktura e sektorit e arsimit në Shqipëri mbetet shumë e dobët dhe nuk po bëhet para për zhvillime në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel kombëtar.

Burimet njerëzore në sektor ende sfidohen nga mungesa e statusit së arsimtarit, pagat e ulta, mungesa e autonomisë dhe aftësitë e mangëta.

Teksa modeli arsimor vijon të jetë nën presionin e politikave afatshkurtëra, ku kurrikulat ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin e ministrave.

Por megjithatë në të gjashtë vendet e Ballkanit përëndimor financimi në arsim mbetet shumë i ulët, pavarësisht nga aspiratat për të arritur nivelet e BE.

Braktisja e shkollave vazhdueshme për shkak të varfërisë, infrastrukturës dhe arsyeve lokale është një faktor i rëndësishëm në të gjitha vendet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Detajet: Si tentoi të vriste grekun, 36 vjeçari shqiptar (EMRI)
Previous article Çështja Wenstein merr një tjetër kthesë, publikohet një mesazh dashurie

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT