• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mbi 600 mijë vizitorë qëndrojnë ilegalisht në SHBA nga 2017, përtej afatit të vizave
Home
Nderkombetare

Mbi 600 mijë vizitorë qëndrojnë ilegalisht në SHBA nga 2017, përtej afatit të vizave

9 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti i Sigurisë së Brendshme përllogarit se mbi 606 mijë njerëz kanë tejkaluar afatet e qëndrimit të vizave të tyre gjatë vitit 2017, për të qëndruar kështu ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, ose e thënë ndryshe 1.15 për qind e mbi 52.6 milionë vizitorëve që supozohej se duhej të ishin larguar nga vendi deri në fund të 2017-s

Pjesa më e madhe e tyre ishin 280.559 personat (përjashto kanadezët dhe meksikanët) që kishin hyrë në SHBA me viza biznesi apo turistike, sipas raportit më të fundit të qeverisë. Mes tyre, brazilianët zënë numrin më të lartë, me 31.912 vetë, të cilët besohet të jenë ende në SHBA në mënyrë të paligjshme; të ndjekur nga venezuelianët me 29.419, kolumbianët me 21.070, kinezët me 16.225 dhe indianët me 12.498 vetë.

Afro 114 mijë të tjerë kanë shkuar në SHBA përmes programit të vizave të përkohshme, që u lejon shumicës së të ardhurve nga vendet përfituese që të hyjnë në SHBA për maksimumi 90 ditë pa pasur nevojë për një vizë.

Vizitorët nga Britania e Madhe ishin shkelësit më të mëdhenj të kësaj kategorie, me 23.231 të dyshuar që ndodheshin ende në SHBA deri në fund të vitit fiskal 2017. Pas britanikëve radhiteshin francezët me 14.406 persona, spanjollët me 11.850 persona dhe italianët me 9.043 persona.

Më tej, nga ata që kanë qëndruar përtej afateve llogariten edhe 93.073 kanadezë dhe 47.537 meksikanë.

Raporti zbulon gjithashtu se 39.074 njerëz kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në SHBA, pasi kishin hyrë me viza studentore, deri në fundin e vitit të kaluar. Mes tyre, pjesën më të madhe e zënë kinezët, të ndjekur nga indianët, nigerianët, koreano-jugorët, brazilianët dhe sauditët.

Gjithsesi, numri total përfaqëson një rënie të vogël krahasuar me vitin paraardhës 2016, kur 628.799 vizitorë tejkaluan afatet e qëndrimit, shifër që përfaqësonte 1.25 për qind të rreth 50.4 milionë udhëtarëve që supozohej se duhej të kishin lënë vendin brenda atij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY RASTE BRENDA DITËS/ Vjehrra dhe motra RRAHIN nusen. Vjehrri DHUNOHET nga gruaja shtëpisë
Previous article Ja si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT