• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shkencëtarët japin ALARMIN/ Nga rritja e temperaturave shumë shpejt Toka do të kthehet në një serë
Home
Mister

Shkencëtarët japin ALARMIN/ Nga rritja e temperaturave shumë shpejt Toka do të kthehet në një serë

9 August, 2018 F.autor Mister

Mund të ngjasojë si skenari i një filmi fantastiko-shkencor me buxhet të ulët, por për shkencëtarët, Toka-serë është një koncept shumë serioz.

Kërkuesit besojnë se shumë shpejt mund të kapërcehet kufiri që do të çojë në temperatura përvëluese dhe rritje të niveleve të detit për shekujt që do të vijnë.

“Edhe nëse vendet e botës ia dalin të plotësojnë objektivat e tyre për emetimin e dioksidit të karbonit, ne ende mund të vijojmë të ecim në këtë rrugë pa krye”, thonë ata.

Studimi i tyre tregon se çfarë mund të ndodhë nëse temperaturat globale rriten me 2 gradë Celsius. Një ekip ndërkombëtar kërkuesish për klimën thonë se, ngrohja e pritshme në dekadat e ardhshme mund t’i kthejë disa nga forcat natyrore të tokës, që aktualisht na mbrojnë, në armiqtë tanë.

Çdo vit, pyjet, oqeanet dhe toka thithin rreth 4.5 miliardë tonë karbon, që përndryshe do të përfundonte në atmosferë duke rritur temperaturat. Por, ndërsa bota po përjeton nxehjen, kjo hinkë karboni mund të shndërrohet në burim karboni dhe t’i përkeqësojë edhe më shumë ndryshimet e klimës.

Frika është se, sa më shumë i afrohemi rritjes me 2 gradë të temperaturave krahasuar me nivelet paraindustriale, aq më të mëdha janë mundësitë që aleatët natyrorë të nxjerrin më shumë karbon nga sa thithin tani.

Në vitin 2015, qeveritë e botës u angazhuan t’i mbanin temperaturat nën 2 gradë Celsius, por sipas autorëve, planet aktuale për reduktimin e karbonit mund të mos jenë të mjaftueshme.

Aktualisht, temperaturat janë rritur me 1 gradë krahasuar me nivelet paraindustriale, e po rriten me rreth 0.17 gradë për çdo dekadë. Kalimi në periudhën e Tokës-serë do të shoqërohej me temperatura më të larta se në 1.2 milionë vitet e shkuara.

Falë shkrirjes së akullnajave, niveli i detit do të rritej me 10-60 metra, e në thelb, disa pjesë të tokës do të ishin të pabanueshme. Pasojat kësisoj do të ishin të rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Kjo është LISTA më 101 emrat e grave dhe vajzave që u vranë nga burrat
Previous article VRAU ME KALLASHNIKOV GRUAN DHE VAJZËN/ Pjetër Ndreca, çdo FOTO me PURO dhe ALKOOL në dorë (FOTO)

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT