• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Presidenti serb, Vuçiç pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë në shtator
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Presidenti serb, Vuçiç pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë në shtator

8 August, 2018 k.autor Rajon

Muaji shtator vlerësohet si periudhë me rëndësi të madhe për zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë ditëve të fundit e ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Gjithashtu, po muajin e ardhshëm presidenti serb gjithashtu pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë, e cila do të jetë e para në mesin e një agjende të ngjeshur diplomatike për Vuçiç.

Gazeta Blic e Serbisë ka zbuluar sot disa detaje të reja në lidhje me synimet e presidentit serb për ta zgjidhur problemin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Vuçiç do të takojë serbët në Kosovë, do të jap mbështetje për ta, dhe do t’i kuptojë problemet me të cilat përballen”, thonë burimet e gazetës serbe. Pas pushimeve të verës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë në muajin shtator. Serbët vazhdimisht kanë shprehur ankesat e tyre për vonesat në krijimin e Asociacionit, kurse Kosova në zbatimin e marrëveshjes së Energjisë.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat sidomos në Kosovës, për korrigjim të kufijve, siç po i quan presidenti Thaçi. Ai po kërkon që nëse është e nevojshme edhe me referendum, të vendoset që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Kjo ka bërë që të përmendet edhe ndarja e Kosovës, opsion ky mjaft i pëlqyer nga ana e serbëve. Këtë e ka thënë haptasi edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç.

Kurse pikërisht mediat serbe gjatë ditës së djeshme publikuan një plan që sipas tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel do t’ua japë dy presidentëve për zgjidhjen e problemeve. Sipas atij plani Kosova do ta fitonte të drejtën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, kurse Asociacioni do të kishte kompetenca shtesë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT
Previous article TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i MILANIT

k.autor

Postime të ngjashme

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT