• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump sulmon sërish CNN: Burim i lajmit të rremë!
Home
Nderkombetare

Trump sulmon sërish CNN: Burim i lajmit të rremë!

26 November, 2017 sidorela.editor Botë, Nderkombetare

“Fox News, është më shumë i rëndësishëm se CNN në SHBA, por CNN International është ende një burim i lajmit të rremë dhe përfaqëson shumë keq kombin në botë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur idenë e tij se kanali CNN International TV është një “burim i lajmit të rremë” dhe sipas tij përfaqëson keq në botë SHBA-në.

Në një postim në llogarinë e tij në Twiter, Trump është shprehur se “Fox News, është më shumë i rëndësishëm se CNN në SHBA, por CNN International është ende një burim i lajmit të rremë dhe përfaqëson shumë keq kombin në botë. Bota e jashtme nuk e shikon dot të vërtetën nga ata”. Ky postim ka marrë retweet nga më shumë se 17 mijë përdorues, ndërsa janë përgjigjur rreth 36 mijë të tjerë.

Ndaj postimit të Trumpit ka patur reagime nga mijëra përdorues, ndërsa edhe televizioni CNN ka reaguar, si një përgjigje ndaj presidentit Trump. “Përfaqësimi i SHBA-ve përballë botës nuk është detyrë e CNN, por detyra juaj. Puna jonë është të bëjmë lajm”, ka theksuar CNN, duke u kundërpërgjigjur.

“Na vjen keq, por gaboheni”

Gjithashtu ndaj postimit të Trumpit kanë reaguar punonjësit e CNN, duke përfshirë edhe ish-zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby. “Na vjen keq, por gaboheni. Këtë e shpreh jo vetëm si një punonjës i CNN, por edhe si ish-zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Pentagonit. CNN (CNN International) është një kanal me gazetarë dhe punonjës të standardit botëror, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë lajme të rëndësishme nga vendet kyçe. Nuk ka asgjë që të konsiderohet gënjeshtër në atë që ata bëjnë”, është shprehur Kirby.

Pasi javën e kaluar qeveria e Trumpit iu drejtua gjykatës për procedurën e blerjes së Time Warner që është institucioni kryesor i CNN nga kompania e teknologjisë së komunikimit AT&T, rriti edhe më shumë tensionin mes Trump dhe CNN që vazhdon që prej garës presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkoi që blerja të ndërpritet me arsyetimin se do të “krijojë një monopol të medias në SHBA”. Gjithashtu edhe Trump kishte bërë të ditur se ishte kundër shitjes, por ai nuk do të përfshihej në këtë procedurë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Conte me deklaratë befasuese për ndeshjen kundër Liverpool
Previous article FOTO/ Udhëheqësit tanë përtej kollares. Nga rrobat e banjos deri tek veshjet skandaloze sportive

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT