• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË OHAJO/ Ende i pashpallur fituesi i zgjedhjeve
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË OHAJO/ Ende i pashpallur fituesi i zgjedhjeve

8 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Fituesi i zgjedhjeve të posaçme për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve nga Ohajo, nuk është shpallur ende pasi rezultati është shumë i ngushtë. Votimi u ndoq me interes të veçantë dhe si republikanët edhe demokratët komentuan për këtë garë dhe votime të tjera paraprake në vend, në përpjekje për të parashikuar se si do të shkojnë zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

Republikani Troy Balderson, një senator i këtij shteti për dy mandate dhe demokrati Danny O’Connor, protokollisti i distriktit Franklin, kishin vetëm një diferencë të vogël.

Ndërsa numërimi i votave nuk ka mbaruar, mungesa e qartësisë nuk i pengoi kandidatët të flisnin me nota optimiste.

“Jemi në barazim dhe ju ishit ata që e bëtë të mundur. Vullnetarët që shkuan derë më derë për të luftuar për të ardhmen e vendit tonë. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, ju kishit besim tek ne, në një garë për të cilën kishim thënë se nuk kishim asnjë shans. You vërtetuat që ata e kishin gabim”.

Presidenti Trump deklaroi fitore në emër të zotit Balderson në Twitter, duke marrë meritën për një takim fushate që ai bëri momentin e fundit, në distriktin ku ai kishte fituar me 11 pikë epërsi.

Zoti Balderson e falenderoi zotin Trump për mbështetjen, duke u shfaqur entuziast për garën e ardhshme me zotin O’Connor.

“Daniel O’Connor bëri një garë të fortë dhe unë pres me padurim të bëj fushatë kundër tij në vjeshtë”.

Në përfundim të numërimit të votava nga zyrtarët e zgjedhjeve të Ohajos, zoti Balderson kishte një epërsi të lehtë ndaj zotit O’Connor në distriktin në pjesën qendrore të shtetit, kongresmeni i të cilit kishte qenë republikani, Pat Tiberi.

Por nëse zoti O’Connor siguron më shumë vota nga mijëra fletët e përkohëshme të votimit dhe votat në mungesë, ka një mundësi që të bëhet një rinumërim, duke e shtuar më tej intrigën kësaj gare të ngushtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brad Pitt i përgjigjet Jolie: Kam paguar më shumë se 9 milionë dollarë pas ndarjes
Previous article DUAN TITULLIN/ REALI kërkon me çdo kusht dy SUPER mesfushorë, ja emrat e tyre…

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT