• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alfred Moisiu: Deputetët janë mjeshtra të mashtrimeve, qytetarët po humbasin besimin te politika
Home
Politikë

Alfred Moisiu: Deputetët janë mjeshtra të mashtrimeve, qytetarët po humbasin besimin te politika

26 November, 2017 sidorela.editor Breaking News, Politikë

Politika dhe sjellja e politikaneve shqiptare dhe me gjere ka qene ne rend te dites, dhe ne nje diskutim ku ish presidenti Moisiu ka qene me i ashper se kurre, duke i cilesuar deputetet mashtrues dhe mjeshtra te mashtrimit.

Ish-drejtues të lartë të shtetit, ambasadorë të paqes, politikanë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë dje në Tiranë për iniciativën ndërkombëtare të parlamentarëve për paqe.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë dhe ish-Presidenti Alfred Moisiu, i cili njëkohësisht është dhe anëtar i Këshillit Global për Paqen.

Gjatë fjalës së tij ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu lëshoi mesazhe të forta për parlamentarët shqiptarë duke kërkuar që ata të jenë avokat të paqes dhe të drejtësisë për njerëzit që përfaqësojnë.

Madje, Moisiu theksoi se qytetarët kanë humbur besimin dhe po vazhdojnë ta humbasin atë kundrejt deputetëve për shkak se sipas tij deputetët nuk po mbajnë premtimet e tyre ndaj qytetarëve.

“Qytetarët e kanë humbur besimin dhe fatkeqësisht po vazhdojnë ta humbasin edhe më tej, te të zgjedhurit e tyre.

Deputeti duhet të mbaj komunikim të vazhdueshëm me qytetarët që përfaqëson, të njoh problemet kryesore dhe të dialogojë me ta edhe kur nuk mund t’i zgjidh ato probleme që ngrihen, por të mos mbetet vetëm te premtimet që bëhen në kohë zgjedhjesh për të cilat vërtetë janë bërë mjeshtër të gjithë”, u shpreh ish-Presidenti Alfred Moisiu.

Për ish-kreun të Shtetit, iniciativa për të krijuar një rrjet parlamentarësh për paqen dhe në Ballkan, është domosdoshmëri për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull në rajon, pasi sipas tij shovinizmi dhe nacionalizmi janë ende gjallë.

“Shovinizmi dhe nacionalizmi ende janë gjallë për fat të keq. Niveli i pamjaftueshëm kulturor dhe ekonomik është një shtrat i mirë për këto dy ideologji”, u shpreh ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu.

Ndërkohë në konferencë kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga skena botërore e politikës, si presidenti i Federatës Universale të Paqes për Europën, Euroazinë dhe Lindjen e Mesme, Kastumi Otsuka dhe ish-kryeparlamentarja e Luxemburgut, Erna Henikot, të cilët theksuan se tani është koha e bashkëpunimit me të gjitha vendet për paqen në botë./TemA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Solidaritet mes kafshësh (VIDEO)
Previous article FOTO/ Jozefina Topalli feston ditëlindjen, të rinjtë shkodranë kanë një surprizë për të

sidorela.editor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT