Liqeni i Komanit padyshim është një prej destinacioneve të pa zbuluara për turistët, si ata shqiptarë dhe të huaj.
Pamje mahnitëse është pak për fotografinë që do të shikoni mëposhtë (realizuar nga një lartësi aty pranë gjirit, shkrepur nga @adisshera).
Shumë prej turistëve gjermanë, polakë, dhe italianë kanë preferuar edhe veriun e Shqipërisë për të kaluar stinën e temperaturave të larta, dhe për të shijuar malet, dhe gjelbërimin e pamatë që mudn të gjesh në Koman e më gjërë.
Përveç kësaj, banorët tregojnë se turistët mjaftohen me pak.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, një turiste e huaj nga Polonia, e moshës 25 vjeç shkruan:
Ndalova në Koman për të shijuar pak nga gatimet që më kishin thënë se në veri të Shqipërisë i qajnë. E vërtetë është. U mjaftova me pak djath vendi, dhe bulmetet që nënë Merja i përgatiti për mua për punë dhjetë minutash. Veçmas kësaj, ajo nuk pranoi që unë të paguaja për ushqimin, pasi tha se ia gëzova zemrën që i shkova në derë për të kaluar disa ditë tek banesa e saj. Jetonte vetëm, prej vitesh sepse fëmijët i kishin ikur larg, dhe vetmia kishte bërë që të ndihej akoma më mikëpritëse me turistët.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



