• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STATISTIKAT E INSTAT/ Rriten çmimet e  produkeve ushqimore, shkak…
Home
Ekonomi
Portret

STATISTIKAT E INSTAT/ Rriten çmimet e produkeve ushqimore, shkak…

8 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Rritja e çmimeve dhe te energjisë me ritme te shpejta këtë vit po çojnë inflacionin drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas të  dhënave të  INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %, teksa objektivi i Bankës së  Shqipërisë  është  3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 2,7 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %, “peshk” me 2,3 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,8 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim e kulturë” me 0,5 % secili, “Shëndeti” me 0,3 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,5 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene e restorante” me 0,1 %. /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ABONUAR ME GAFAT/ Tifozët mbështesin LORIS KARIUS, pritet me duartrokitje
Previous article Një tjetër refuzim për Mourinho, BOATENG: Jam i lumtur te Bayern Munich

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT