• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT E PUNËSIMIT/ “Stina e VERËS” hapi mbi 18 mijë vende të lira
Home
Ekonomi
Portret

SHIFRAT E PUNËSIMIT/ “Stina e VERËS” hapi mbi 18 mijë vende të lira

8 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Një nga objektivat kryesore të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet padyshim edhe rritja e numrit të vendeve të punës.

Për periudhën 22 qershor – 6 gusht 2018 numri i të punësuarve të rinj ishte 18,890, kjo referuar të dhënave të gjeneruara nga

“Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna”.

Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në to, në lidhje me detyrimet ligjore.

Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit, me 7,657 të punësuar, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200 të punësuar, DRT Sarandë me 2,641 të punësuar, DRT Shkodër me 2,238 të punësuar dhe DRT Lezhë me 2,154 të punësuar.

Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.

DPT, gjen rastin të inkurajojë çdo të punësuar që të denoncojë raste të mospagesave të kontributeve për punën e kryer, si dhe tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet ne mënyrë korrekte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEHRAMI PLAS BOMBËN/ XHAKA dhe SHAQIRI donin të LININ Zvicrën, por I NDALA unë
Previous article INTERI NIS FESTËN/ DORËZOHET REALI: Ja kush do ta zëvendësojë MODRICIN

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT