Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.
Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.
Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.
“Nena dhe vajza jane duke iu nenshtruar ekzaminimeve. Nuk mund te themi ende nese jane jashte rrezikut per jeten” tha mjeku Arben Zeneli.


