Nje aksident i rende me pasoje vdekjen e nje vogelusheje dhe nje tjeter personi ka ndodhur mengjesin e sotem ne Tirane. Nderkohe motra e te mitures 6 vjec po lufton per jeten ne spital.
Aksidenti ka ndodhur ne rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, ku shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke perplasur nenen me dy femije, njera prej te cilave mjerisht gjeti vdekjen, kurse tjetra ndodhet ne gjendje te rende.
Ne spital ka perfunduar edhe nena e femijeve Valbona Ndreu dhe personi me biciklete, i cili fatkeqesisht nderroi jete pak momente me vone.
“U identifikua dhe biciklisti, ka inicialet R. I., 29 vjec, sapo nderroi jetë”, njofton policia se fundmi.
Sipas policise, dinakima e aksidentit ka qënë e tillë:
Gruaja shofere ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat).
Shoferja 38-vjeçare eshte identifikuar si Rozina Koleci.
Ramazan Isha eshte personi i dyte qe humbi jeten.
E mitura 6 vjecare ndodhet ne salle operacioni ne gjendje te rende, thane blute.
Njoftimi paraprak i policise
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.



