Greqia ndodhet ende në rrezikun qe sjellin temperaturat e larta me zjarret qe mund te perpijne lehtesisht te pakten 3 zona qe ndodhen ne harten e rrezikut, te kategorise se 4, qe vleresohet nje shkalle me risk shume te larte.
Harta eshte publikuar nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në Ministrinë e Brendshme greke i cili thote se dita e sotme paraqet rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe per kete arsye brigada e zjarrfikësve është vene në gatishmëri.
“Zougla.gr” shkruan se rrezik të lartë për zjarre paraqesin këto zona;
· Rajoni i Egjeut të Veriut (Lesvos, Chios, Samos, Ikaria)
· Rajoni i Greqisë Qendrore (Evia, Skyros)
· Rajoni i Attikës



