Nuk keni si ta dini mrekullinë natyrore të Shën Gjergjit nëse nuk do të shikoni këtë pamje të kapur nga një lartësi e konsiderueshme, teksa duket një gjelbërim nga ato që kemi shikuar në “filma”, dhe një liqen tipik nga përrallat që kemi lexuar kur kemi qenë të vegjël.
Liqeni i pastër, dhe i notueshëm i Shën Gjergjit padyshim që është një destinacion për fundjavë (ose jo), të cilin mund ta organizoni me shoqërinë, familjen, apo me partnerin ose partneren tuaj.
Vetëm disa orë qetësie, dhe mund të rrisni ndjeshëm energjinë tuaj për ditët në vijim.
Ndërkohë shijoni këtë pamje fantastike.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



