Një shtetas shqiptar nga qyteti i Lushnjes, i moshës 54 vjeç, i ka përvetësuar një sasi të konsiderueshme letrash me vlerë (bono thesari), një shtetasi po me banim në Lushnje, duke i premtuar se do t’i japë një apartament banimi.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. N. vjeç 54, banues në Lushnjë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë letrash me vlerë, shtetasit B. D. vjeç 65, banues në Tiranë, duke i premtuar në këmbim një apartament banimi. Neni 143 i Kodit Penal.


