Një vajzë 7-vjeçare është vrarë në mënyrë mizore nga babai i saj psikopat.
Kayden Mancuso, u gjet nga njerku i saj në dhomën e ndenjes së shtëpisë së babait të saj Jeffrey pa shenja jete.
Ajo ishte mbytur tragjikisht me një qese plastike të lidhur rreth qafës nga babai i saj 41-vjeçar i cili më pas kishte kryer vetëvrasje.
Babai i vajzës, i cili ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja për dhunë dhe që vuante nga depresioni, u gjend i vdekur në dhomën e tij të gjumit.
Autoritetet lokale akoma nuk e kanë zbuluar se si ai e ka kryer vetëvrasjen
Vogëlushja, Kayden jetonte më nënën e saj Kathryn dhe njerkun Brian Sherlock të cilët jetonin së bashku që në vitin 2014.







