• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Konflikti i Arabisë Saudite me Kanadanë/ Katari njofton distancimin nga ngjarja
Home
Nderkombetare

Konflikti i Arabisë Saudite me Kanadanë/ Katari njofton distancimin nga ngjarja

7 August, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Dy ditë më parë, Arabia Saudite njoftoi ngrirjen e të gjitha marrëdhënieve tregtare dhe investuese me Kanadanë, duke larguar ambasadorin kanadez dhe tërhequr ambasadorin e saj në Otawa, në përgjigje të kritikave kanadeze për arrestimin disa e aktivisteve të të drejtave të njeriut dhe grave në Arabinë Saudite.

Një njoftimin e Ministrisë së Jashtme Saudite citohet se Mbretëria i ngriu të gjitha marrëveshjet e reja tregtare dhe të investimeve me Kanadanë, duke ruajtur gjithashtu të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme. Njoftimi i cilësoi deklaratat kanadeze si qëndrime negative dhe të habitshme dhe dënoi atë që e konsideroi si ndërhyrje e hapur në çështjet e brendshme të Arabisë Saudite dhe në kundërshtim me parimin e sovranitetit.

Njfotimi gjithashtu tha se qëndrimi kanadez është “sulm” ndaj Arabisë Saudite që meriton një qëndrim të fortë për të penguar cilindo tjetër që përpiqet të cënojë sovranitetin e saj. Ministria e jashtme saudite shprehu pakënaqësinë ndaj deklaratave të Kanadasë, veçanërisht ndaj fjalëve “lirimin e menjëhershëm” të aktivistëve të arrestuar.

Ky konflikt erdhi pasi Ministri i Jashtëm kanadez Chrystia Freeland dhe ambasada kanadeze në Riad shprehën shqetësim të thellë për arrestimin e aktivisteve të shoqërisë civile dhe të drejtave të grave nga autoritetet saudite.

Në këtë krizë, me Arabinë Saudite u rreshtua Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku të dy vendet refuzuan atë që e quajtën ndërhyrje të Otavës në punët e brendshme të Arabisë Saudite. Në këtë drejtim, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) Abdul Latif Al Zayani shprehu mbështetjen ndaj Saudisë, dhe dënoi kritikat e Kanadasë të cilat i konsideroi si “dalje nga normat diplomatike ndërkombëtare dhe ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të Arabisë Saudite”.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Katarit shprehu habinë e vendi të tij në lidhje me deklaratat e lëshuara nga Sekretari i Përgjithshëm i GCC dhe theksoi se këto deklarata nuk pasqyrojnë opinionin e Shtetit të Katarit (si anëtar i GCC) rreth krizës aktuale. Ai i vlerësoi marrëdhëniet e Katarit me Kanadanë si raporte të ngushta që vazhdojnë prej dekadash të tëra.

Zyrtari i Katarit theksoi nevojën e mbrojtjes së të drejtës së shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për të shprehur pikëpamjet e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIQËSORJA/ Itali-Shqipëri: Zbuloni KUR mund t’i BLINI BILETAT dhe sa KUSHTOJNË
Previous article SKANDALI/ Probleme me VIZAT, KUKËSI “tund” SHTETIN dhe UEFA-n

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT