• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kina i vendos kushte Google: Jeni të mirëpritur, por duke iu bindur ligjeve tona
Home
Teknologji

Kina i vendos kushte Google: Jeni të mirëpritur, por duke iu bindur ligjeve tona

7 August, 2018 Isa.Autor Teknologji

Google, motori më i madh i kërkimit në botë, është i mirëpritur në Kinë përsa kohë u përshtatet ligjeve të vendit dhe të drejtës së vendit për të kontrolluar internetin brenda kufijve të tij.

Kështu shkruhet në një opinion të botuar sot në të përditshmen kineze “People’s Daily”, një gazetë shtetërore. Në shkrim thuhet se tërheqja e “Google”-it nga Kina në vitin 2010, pas ankesave për censurë, ishte një gabim që e bëri atë të humbte mundësitë. Sipas gazetës kineze, kjo tërheqje nga tregu i vendit komunist e bëri “Google”-in një markë të politizuar, “një tragjedi kjo për kompaninë”.

Megjithatë, ky shkrim u hoq si nga faqja e “People’s Daily”, ashtu edhe nga Facebook-u dhe Twitter-i, pa asnjë shpjegim.

Google po kërkon një mënyrë për të rihyrë në tregun kinez, ku do të ketë numrin më të madh të përdoruesve të internetit. Kompania po përpiqet ta bëjë këtë përmes një aplikacioni që shkon paralel me censurën kineze dhe partnershipin me kompanitë lokale. Pas tërheqjes nga Kina, shumica e shërbimeve të “Google”-it u bllokuan në Kinë. Lajmet për një rikthim të mundshëm janë pasuar nga reagimet e shumë punëdhënsve dhe kritikat e avokatëve të të drejtave të njeriut.

“Vendimi për të dalë nga tregu kinez ishte një gabim i madh, gjë që bëri që kompania të humbasë shanse të arta për zhvillimin e internetit të kontinentit”, thuhet në shkrimin e gazetës së Partisë Komuniste. “Google është i mirëpritur të kthehet në kontinent, por me kushtin që të jetë në përputhje me atë çfarë parashikojnë ligjet e vendit”, thuhet më tej.

Shkrimi pasqyron gjithashtu politikat që ndjek Kina ndaj kompanive të huaja që dëshirojnë të ofrojnë shërbime në vend, të cilat duhet t’u përmbahen standardeve lokale. Gjigantët e teknologjisë kineze janë vazhdimisht të censuruar në postimet që konsiderohen të dëmshme për shoqërinë dhe fshihen shpejt nëse publikohen. Të tilla janë postime që nga lajmet për protestat e deri te censurimi i personazhit Winnie Pooh, për shkak të krahasimit me presidentin Xi Jingping.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË MESAZH PËR KUNDËRSHTARËT"/ Thaçi ua lë në dorë kosovarëve: Të vendosin ata për kufijtë
Previous article Disa trajtime shpresëdhënëse për kancerin në tru

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë! Teknologji

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT