Një histori horrori vjen nga Gjermania.
Një gjykatë në Friburg dënoi dy prindër, të cilët për disa vite kishin abuzuar me djalin e tyre dhe e kishin shituar atë te pedofilët e “dark web” (një rrjet online paralel që përdoret më së shumti për aktivitete të paligjshme).
Vogëlushi është vetëm 10 vjeç.
Nëna e tij, Berrin T., është dënuar me 12 vjet e gjysmë, ndërsa i ati, Christian, me 12 vjet.
Sipas konluzionit në të cilin kanë dalë gjykatësit, për vite me radhë, dy prindërit kanë abuzuar me fëmijën e tyre dhe e kanë dhënë disa herë kundrejt pagesës te pedofilët e kontaktuar nëpërmjet rrjetit.
Edhe shtatë persona të tjera janë dënuar për këtë rast, përmes proceseve gjyqësore të veçanta.


