Nuk ishte ndonjë kostum prej 12 mijë dollarësh apo ndonjë xhaketë blu lizardi 48 mijë dollarëshe që ta bëntë atë të ngrinte vetullat. Në fund të fundit “Shtëpia Bijan” dihet që është një prej vendeve më të shtenjta në vend dhe Paul Manafort për ta ishte thjesht një klient më shumë.
Në fakt ishte mënyra se si një prej udhëheqëësve të fushatës së presidentit Trump zgjidhi të pagante, gjest që tërhoqi vëmëndjen e përgjegjësit të butikut dhe njëherësh pronar, 26-vjeçarit Nicolas Bijan.
“Nuk është e zakonshme që dikush të paguajë më transferta bankare nga banka të huaja. Sigurisht që ne kemi klientë që zgjedhin të paguajnë përmes kartës së krediti, por kjo mënyrë që ai zgjodhi është e pazakontë”, u shpreh Bijan në një intervistë për CCN.
Transfertat e dyshimta, të raportuara nga llogaritë bankare në Qipro, u zbuluan gjatë javës së parë të gjyqit të Manafort mbi taksat dhe mashtrimet bankare. Ditët e hapjes së gjyqit janë përqendruar rreth mënyrës së jetesës së të pandehurit. Gjatë një periudhe pesëvjeçare, Manafort shpenzoi një total prej 520 mijë dollarësh në “Shtëpinë e Bijanit”. Por këto blerje nuk u konsideruan “mjaft të pazakonta” për dyqanin që të kërkonte Manafort burimin ku po vinin paratë.
Kostume, makina dhe pasuri të paluajtshme, mënyra e jetesës së Manafort është vënë në gjyq.
“Ne nuk u kërkojmë klientëve tanë se si ata vijnë në pasuri apo ku janë paratë,” tha Bijan. “Nuk është asgjë nga biznesi ynë – kjo do të ishte tejkalimi.”
“Për ne në “Bijan”politika jonë është moda jonë”, e mbylli rrëfimin Nicolas Bijan.




