Orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit bëri me dije se kishte finalizuar me sukses operacionin e koduar “muzgu”, nga ku u arrestuan në mënyrë flagrante dy shtetas (Arjan Çani dhe Arshin Pilinçi).
Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi – (1) – ALPENews.al
Në dy automjetet e tyre u gjend një sasi prej 505 kilogramë lëndë narkotike (heroinë) e futur në dy makinat e tyre personale.
Me publikimin e identiteteve të të arrestuarve redaksia e ALPENews.al bëri të mundur gjetjen e njërit prej tyre, 27 vjeçari Arshin Pilinçi nga fshati Podgorie, e qytetit të Korçës.
Por jo vetëm kaq, automjeti i sekuestruar nga blutë e Shtetit, në pronësi të 27 vjeçarit Arshin Pilinçi është një makinë, tip “Mercedes-Benz” të cilën Pilinçi e ekspozonte herë pas here në rrjetet sociale.
Pamja e makinës së sekuestruar (aty ku u gjend edhe heroina e cila do të shpërndahej në destinacione të ndryshme) korrespondon me pamjen e automjetit tip “Benz” të cilën 27 vjeçari e postonte herë pas here në “Facebook”.

Makina e sekuestruar nga Policia e Shtetit

Makina që ekspozonte Pilinçi në rrjetet sociale
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohet 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë” Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.
Në sajë të organizimit të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat.
- Arshin Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .
Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:
- 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.
Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.
/ALPENews.al




