Shteti i Kalifornisë në SHBA për shkak të zjarreve që u përhapën javën e kaluar në rajonin verior dhe ende nuk u arritën të vihen nën kontroll, po ballafaqohet me fatkeqësinë më të madhe të zjarreve në historinë e saj.
Zjarret pranë Pyllit Nacional Mendocino dhe zonës kufitare mes rajoneve Lake dhe Colusa kanë shkaktuar djegien e një hapësire pyjore prej më shumë se 1 mijë e 148 kilometër katrorë.
Në shtetin, ku gjatë ditëve në vijim temperaturat pritet të rriten deri në 40 gradë Celsius, po vazhdon shqetësimi për rritjen e mëtejmë të zjarreve të cilët kanë prekur 16 rajone të ndryshme. Në punimet për shuarjen e zjarreve në Kaliforni po marrin pjesë më shumë se 14 mijë zjarrfikës.
Numri i personave që humbën jetën si pasojë të zjarreve është rritur në 7. Po ashtu, që nga java e kaluar e deri më tani mijëra persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Trump akuzoi zjarrfikësit dhe autoritetet shtetërore
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter u shpreh se përgjegjës për rritjen e zjarreve janë zjarrfikësit dhe autoritetet shtetërore.





