• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRTIMI I BAZËS SË NATO-S NË KUÇOVË/ Banorët: E kemi ëndërruar gjithë jetën. Do të jetë…
Home
Sociale

NDËRTIMI I BAZËS SË NATO-S NË KUÇOVË/ Banorët: E kemi ëndërruar gjithë jetën. Do të jetë…

7 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas një periudhe të gjatë qetësie dhe të zhytur në varfëri Kuçovës duket se do t’i rikthehet gjallëria e dikurshme.

Banorët thonë se lajmi për ndërtimin e bazës ajrore nga NATO ishte një ëndërr që po bëhet realitet dhe i ka mbushur me shpresa për një jetë më të mirë.

Lajmi për ngritjen e bazës ajrore ushtarake ka zgjuar endrrën e Kuçovës së dikurshme. Të atij qyteti ku ishin punësuar shumë specialistë të naftës dhe të aviacionit.

Sot një zonë me të gjithë banorët të papunë. Para ‘90-s këtu besohej se ishte vendi më i zhvilluar. Nxirrej dhe përpunohej naftë. Riparoheshin avionë e disa ndërrmarrje të vogla që lidheshin me naftën apo detergjentët. I bërë publik nga kryeministri Edi Rama, ndërtimi i bazës ajrore për gjithë Ballkanin Perendimor, për banorët do të thotë një jetë më të mirë në Kuçovë.

Banor: “Më dukej një mrekulli që e kam ëndërruar gjithë jetën. Ngeli mbas dorëm ishalla u bëftë, do të jetë gjëja më e mirë më e bukur për të gjithë zonën dhe për të gjithë Kuçovën.”

Banor: “Mbase do të na bëhet ndonjë gjë e mirë për Kuçovën.”

Pranë Aviacionit të Kuçovës, që sot administrohet nga NATO, ka qetësi. Lajmi qarkullon dhe ndër rradhët e punonjësve ushtarak, por askush nuk pranon të flasë.

Ish-komandati i Bazës Ajrore të Kuçovës, gjatë viteve 1998-2001, Epaminonda Tupa, piloti më i vjetër që ka fluturuar nga ky aerodrom për 35-vjet me rradhë thotë se rindërtimi i Bazë Ajrore në funksion të NATO-s është një duratë e çmuar jo vetëm për aviatorët.

Epaminoda Tupa, Ish-komandant i Bazës Ajrore të Kuçovës: “Na pëlqeu jashtë mase ky vendim i marrë dhe do sjellë gjallim të Kuçovës jo vetëm nga ana ekonomike, por të gjithë vendit tonë e të gjithë rajonit tonë. Realizimi i një ëndërrë që ne e këmi pasur prej kohësh.”

E ndërtuar në 15 Maj të vitit 1955, nëpërmjet Uzinës së Aviacionit këtu kryheshin riparimet kapitale të avionëve dhe te motorrëve. 2 mijë vetë shërbenin në aviacion dhe në ushtri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA TREGTARE ME SHBA/ Lira turke në rënie të lirë, ekspertët thonë se...
Previous article TËRMETI NË INDONEZI/ Mungesa e pajisjeve detyron gërmimet me duar

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT