Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka kritikuar Izraelin, pasi avionët luftarakë të tij kanë marrë pjesë në manifestimet tradicionale në Kroaci në përvjetorin e 23-të të operacionit ushtarak Stuhia (Oluja).
“Është e dhimbshme që flamuri i Izraelit dje valoi gjatë festimeve për një aksion criminal”, tha Daçiç për televizionin serb, Pink TV.
Tre avion të tipit F-16 të Izraelit, morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 23-të të operacionit “Stuhia”
Më tej në deklaratë thuhet: “Miqësia mes Izraelit dhe Serbisë nuk do të rrezikohet asnjëherë, në asnjë formë”. Por Daçiç tha se është “e pamoralshme” që Izraeli të marrë pjesë në këtë ceremoni.


