Data shënon 6 gusht dhe ndodhemi në kulmin e sezonit veror. E megjithatë, ndryshe nga vitet e tjera, duket se plazhet nuk janë tejmbushur aq sa jemi mësuar ti shohim.
Pasojat ende nuk dihen, por mund të themi se një nga shkaqet mund të jenë edhe çmimet e larta dhe faturat e shtrenjta.
Në rubrikën e përditshme të AlpeNews.al, atë të “Summer 2018” dhe destinaciove verore, sot është pjesë e saj edhe plazhi i bukur i Llamanit.
Ky i fundit, ndonëse i vogël në krahasim me Dhërmiun apo Jalën, “shquhet” për çmimet disi të kripura që ka.
E ndoshta, kjo është një nga arsyet pse ditën e sotme, nuk ka fluks të madh pushuesish, siç thonë edhe burime për AlpeNews.al. E megjithatë, rrezatimi i diellit mbi detin kristal, është një nga gjërat më të bukura që do shihni sot.
“Dy fjalë” për Llamanin
Ndodhet “fiks” pasi dilet nga qyteti i Himarës rreth 5 km larg përpara na shfaqet gjiri i Llamanit si një Oaz i vogël me një plazh shume mahnitës me ujra të ftohta dhe me ranë jo shumë të hollë.
Plazhi i Llamanit nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmes. Mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet fantastike të krahinës madje dhe gjithë Shqipërisë, Kalaja e Porto Palermos.
/AlpeNews.al




