• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIME NË DISTANCË/ Kina teston një avion hipersonik. Avioni Starry Sky -2 arrin deri…
Home
Nderkombetare

KËRCËNIME NË DISTANCË/ Kina teston një avion hipersonik. Avioni Starry Sky -2 arrin deri…

6 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kina ka testuar një mjet flutures hipersonik që arrin shpejtësi prej 7 344 kilometrash në orë,  theksoi shtypi kinez.

Akademia Kineze e Teknologjive Hapësinore dhe Aerodinamike njoftoi se avioni i testuar në veri të vendit Starry Sky -2 ka arritur shpejtësinë prej 7.344 kilometrash në orë brenda 400 sekondave, thuhet në një lajm të gazetës China Daily.

Mjeti hipersonik u transportua së pari nga një raketë me karburant të ngurtë dhe më pas është ndarë nga raketa për të vazhduar me sistemin e tij të pavarur shtytës.

Avioni fillimisht arriti shpejtësinë Mach 5,5, që është pesëfishi e gjysmë i shpejtësisë së zërit, dhe mbajti shpejtësinë ultra për 400 sekonda.

Starry Sky-2 më pas kaloi në Mach 6, gjashtëfishi i shpejtësisë së zërit, dhe arriti shpejtësinë 7.344 kilometra në orë.

Mjeti ajror kinez arriti lartësi prej 30 kilometrash dhe bëri manovra me kënd të gjerë, gjithashtu duke testuar një sërë teknologjish të avancuara, siç është sistemi i mbrojtjes termike me ekulibër të ngrohjes.

Po ashtu, siç thuhet, për zhvillimin e mjetit ajror supersonik janë nevojitur tre vite.

  • – Teknologjia hipersonike

Shpejtësia e zërit llogaritet 343,2 metra në sekondë. Ndërkaq, mjetet ajrore hipersonike janë ato të cilat lëvizin me shpejtësi Mach 5 (pesëfishi i shpejtësisë së zërit) ose më lartë.

SHBA në vitin 2011 testoi mjetin ajror pa pilot HTV-2 me shpejtësi Mach 20, mirëpo ai arriti të fluturojë vetë disa minuta para se të përplasej në Oqeanin Paqësor.

Në mars të vitit të kaluar, Kina realizoi shtatë teste të suksesshme mes Mach 5 dhe Mach 10 me një avion hipersonik të quajtur WU-14.

Ndër vendet që kanë testuar shembujt e parë të avionëve hipersonikë që gjithashtu mund të përdoren për transportimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike, janë Rusia, India dhe Australia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ ARSENAL ofron 50 milion euro për “yllin” e Bayern Munchen
Previous article AKSESORI I MOMENTIT/ Harrojini vetullat e Rihanna-s, kthejini sytë nga Beyonce. Detaji në... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT