Duket si skenar apokaliptik shpërthimi i një aurocisterne në autostradën A14 në Bologna.
Sipas raportimeve të para të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një cisterne në zonën Borgo Panigale, në Bolongnia, rreth orës 14:00.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tymi dhe shtengullat e zjarrit ishin të mëdhaja dhe dukeshin nga të gjitha anët e Bologna-s. Si pasojë e shpërthimit edhe dhjetëra makina janë përfshirë nga flakët.
Si shkak i shpërthimit, autostrata e Casalecchio është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësish.


