Një shtetas shqiptar, me banim në kryeqytet dhe i moshës 31 vjeçare është kapur nga blutë e qytetit duke bastisur një banesë në zonën e quajtur rruga “Robert Shvarc”.
39 vjeçari me inicialet G.Xh është kapur në flagrancë gjatë vjedhjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G. Xh., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Robert Shvarc”, u kap duke vjedhur në banesën e administruar nga shtetasi Gj. B., vjeç 41, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.


