• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I NXEHTI AFRIKAN “MBËRTHEN” SHQIPËRINË/ E mërkura kap temperaturën më të lartë. Do të arrijnë…
Home
Sociale

I NXEHTI AFRIKAN “MBËRTHEN” SHQIPËRINË/ E mërkura kap temperaturën më të lartë. Do të arrijnë…

6 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Meteorologia Elsona Gjoni thotë se dita më e nxehtë e javës do të jetë të mërkurën ku në disa qytete si Berati, Kuçova dhe Elbasani termometri do të shënojë 38 °C.
Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Situata parashikohet të zgjasë gjithë javën që ka nisur, e deri në datën 20 gusht.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë, por jo e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e vendeve të tjera.

Meteorologia e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elsona Gjoni, në një intervistë për Report Tv, ka sqaruar situatën meteorologjike për ditët që do të vijnë. Gjoni ka thënë se dita më e nxehtë e kësaj jave do të jetë e mërkura ku termometri do të kapë 38 gradë C, ndërsa qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Berati, Kuçova, dhe Elbasani.

“Dita e djeshme në rang vendi ka kapur vlerën 36 °C ndërsa në Tiranë ka kapur 34 °C. Do kemi një mot pjesërisht të kthjellët. Temperaturat të larta, nga 21-34 gradë në bregdet. Edhe nesër e njëjta situatë ku do kemi masa ajrore të qëndrueshme, mot me diell. Rritja do të jetë graduale deri në fundjavë. Piku do të arrijë të mërkurën, vlera maksimale do t’i kalojë 38 gradë C. Temperaturat e larta do të ndihen më shumë në zonat e ulëta si Berati, Elbasani, Kuçova, por në disa ditë edhe në Shkodër dhe Kukës” thotë Elsona Gjoni.

E pyetur sesi do të vijojë të jetë moti në ditët e tjera, dhe a do të ketë ditë më të nxehtë se e mërkura, Gjoni u shpreh: “Kjo javë, e mërkura parashikohet të jetë në vlera maksimale. Mbetet për t’u parë deri në fund të gushtit si do të jenë temperaturat.”
Gjoni ka shpjeguar edhe zërat për një situatë alarmante me motin në Shqipëri, ajo ka thënë se temperaturat janë normale. Temperaturat janë normale deri tani për vendin tonë deri në 38 gradë C, deri në 41 gradë C deri në 42 gradë C, s’ka problem”.

Meteorologia Gjoni ka thënë se temperaturat që kanë përfshirë Spanjën apo Portugalinë, nuk kanë rrezik të jenë edhe në vendin tonë.

“Jemi të ndikuar nga masa ajrore mesdhetare, vlerat e shënuara në Spanjë s’prekin vendin tonë. Pushimet, përsa i përket bregdetit, është i favorizuar, mot me diell, era e lehtë. Në jug ka patur erë në pasdite. Masat ajrore të qendrueshme, moti do jetë me diell, me vranësira të pakëta”, përfundoi metereologia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKTORJA E NJOHUR BRAKTISET NGA AVOKATJA/ Shkak bëhet arroganca e saj (FOTO)
Previous article DESTINACIONI I "FSHEHUR": Plazhi i Pish Poros në Fier, një prej atraksioneve më të reja turistike... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT