Ministri Salvini është i njohur për politikat zero-tolerancë lidhur me emigrantët. Nëse në ditët e fundit Ministri i Brendshëm kërkonte të ulte kuotën ditore për shpenzimet për azilkërkueit nga 35 në 25 euro, tani “Lidhja” vendosi të shkojë në ekstrem. Salvini propozon përgjysmimin e kuotës, pra nga 35 në 17,5 euro.
“Deri në fund të vitit, ne duam të ulim normën e përditshme për emigrantët nga 35 euro në 17,5 pasi një italian do të jetonte mjaf mirë edhe me aq. Qëllimi është të investojmë paratë e kursyera në sigurinë e vendit. Ne do të kursenim 500 milionë euro që do të investohen në siguri, investime në shërbimin zjarrfikës dhe polici, u shpreh Salvini.
Shpeshherë politikani populist “ka ngritur zërin” ndaj organizmave të BE duke kërkuar rritje fondesh për përballimin e flukseve të azilkërkuesve.


