• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRI NË ATINË/ “Furtunë” në sektorin e Emergjencave, pas dorëheqjes së ministrit…
Home
Rajon

ZJARRI NË ATINË/ “Furtunë” në sektorin e Emergjencave, pas dorëheqjes së ministrit…

6 August, 2018 k.autor Rajon

Greqia ka emëruar shefa të rinj të shërbimeve kryesore të emergjencave pasi zjarret vdekjeprurëse të muajit të kaluar i morën jetën dhjetëra personave.

Një deklaratë nga zyra e Kryeministrit, të dielën nënvizonte se shefat e forcës së policisë dhe brigadës së zjarrit janë zëvendësuar.

Kjo vjen dy ditë pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes Civile. Qeveria është kritikuar shumë në lidhje me reagimin e saj ndaj zjarreve, që i morën jetën të paktën 90 personave.

Të ushqyer nga erërat e forta, zjarret u përhapën në gadishullin e Atikës me qytetin resort të Matit mes zonave më të prekura. Dëshmitarë okularë thanë se qindra persona ishin detyruar të kërkonin shpëtim në det ndërsa flakët i afroheshin, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar mes zjarreve.

Në një zonë, trupat e 26 të rriturve dhe fëmijëve, që dukej se kishin vdekur të përqafuar me njëri tjetrin, u gjetën. Qeveria tha se zjarret kishin qenë të qëllimshme dhe fajësoi ndërtimet e paligjshme se kishin bllokuar trajektoret e largimit.

Sidoqoftë, një katalog gabimesh të autoriteteve, u shpalos javën e kaluar. Sipas ekspertëve, policia kishte krijuar diversione që i kishin dërguar shoferët direkt në rrugën e zjarrit ndërsa një studim i veçantë arriti në përfundimin se autoritetet nuk kishin ndezur alarmin për ti mundësuar banorëve dhe turistëve të largohen.

Familja e një çifti rreth të 70 që humbi jetën, ka paditur policinë, mbrojtjen civile dhe liderët lokalë për vdekjen e tyre. Nikos Toskas, ministri përgjegjës për policinë dhe shërbimet zjarrfikëse, u bë i pari që u largua nga qeveria që kur zjarret nisën, pasi dha dorëheqjen të premten. Por ai tha se nuk kishte patur gabime operacionale në reagim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKTIVISTËT E BURGOSUR/ Arabia Saudite ndërpret marrëdhëniet diplomatike e ekonomike me Kanadanë
Previous article Policia shpëton 11 fëmijë të kequshqyer

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT