• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parkut të Pukës i kthehet “identiteti” i vërtetë. Pastrohet nga MBETURINAT që e kishin “gëllabëruar”
Home
Media të Huaja

Parkut të Pukës i kthehet “identiteti” i vërtetë. Pastrohet nga MBETURINAT që e kishin “gëllabëruar”

6 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Parku i gjelbër i qytetit të Pukës, nga një vend ku hidheshin mbeturina, po kthehet në një zonë pushimi për qytetarët.

Bashkia e Pukës ka nisur aksionin për pastrimin total të zonës, evitimin e degëve të thara të pemëve dhe lyerjen e tyre në të gjithë pjesën e kurorës së ulët të qytetit, duke e transformuar atë në një hapësirë në shërbime të qytetarëve dhe kryesisht të moshuarve.

I harmonizuar natyrshëm me liqenin e rivitalizuar, tashmë parku përbën pjesën më atraktive të qytetit të Pukës.

Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

Qyteti i Pukës shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë, mjaft të përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT ZYRTARE/ Në Gjermani jetojnë mbi 433 mijë kosovarë, më shumë se...
Previous article E PYESIN PËR LUANA VJOLLCËN/ Fiori Dardha jep përgjigjen që nuk e prisnim: Shpesh ata që paragjykojmë janë...(FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT