I pozicionuar në lagunën e bukur të Nartës, ishulli i Zvërnecit ka ndryshuar totalisht “fytyrë” me urën e re të drunjtë, e cila të bën të mundur të shkosh deri tek zona e Manastirit nëpërmjet ecjes (të cilën jua sigurojmë është shumë speciale).
Ashtu sikurse disa ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi ndërtimin provizor të një ure të drunjtë, të qëndrueshme, dhe të denjë për këtë ishull fantastik, Zvërneci ka “hapur” dyertë prej kohësh për të mirëpritur, të madh e të vogël, të huaj edhe vendas, pra të gjithë.
Pa asnjë kosto madhore, apo le të themi pa “shumë harxhime”, Zvërneci është përzgjedhur natyrisht si një prej panoramave më të bukura të vendit.
Në zonën përreth të jep përshtypje se je në një vend jashtë realitetit, dhe se po shijon një pamje që vjen “një herë në jetë”.
ALPENews.al ju fton të shikoni këtë foto të kapur nga lartësia, teksa mund ta “shfrytëzoni” të mblidheni me miqtë, apo familjen për të kaluar një fundjave ndryshe aty pranë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



