Jemi mësuar që shqiptarët në botë ti dëgjojmë, fatkeqësisht, jo rrallëherë, në arrestime apo vrasje.
Mirëpo, e vërteta është se jot ë gjithë janë kaq “famëkeq”. Ka pasur edhe nga ata shqiptar që migrin jashtë e kanë parë si mundësinë më të mirë për jetën e tyre, e kanë zgjedhur pikërisht rrugën e duhur për ta bërë këtë.
E jo vetëm kaq. Sot, janë nga më të sukseshmit në vendin ku banojnë e në profesionin e tyre.
Redaksia e AlpeNews.al ju sjell në kujtesë disa prej tyre:
Berberi shqiptar me “nam” në Gjermani
Berberi shqiptar me pasaportë gjermane Vilson Duka, as në ëndërr nuk është duke e imagjinuar t’i dorëzojë gërshërët.
“Unë do të vazhdoj të punoj për aq kohë sa të mundem, klientët e mi janë të kënaqur me mua dhe shëndetin e kam ende mirë”, thotë ai, duke larguar për një moment shikimin nga puna. Në karrigen e tij qëndron i ulur zejtari gjerman në industrinë e biçikletave nga Ilmenau. Gjermani 84-vjeçar mezi që pret t`i shkurtojë flokët. Ai llogaritet si një klient i rregullt i xha Vilsonit, siç bën edhe kryebashkiaku i qytetit Gerd-Michael Seeber dhe shumë politikanë të tjerë vendorë.
“Çdo kokë të mashkullit, me flokë apo me pak flokë, xha Vilsoni e kthen në një vepër arti. Në kokën time ai ka punuar për më shumë se dy dekada duke më ofruar kënaqësi të vazhdueshme”, thotë me shaka Horst Sommer, për floktarin e zellshëm.
Avokati në Amerikë, Ylber Dauti
Ylber Dauti
Avokati shqiptar Ylber Dauti, vazhdon të jetë një model i veçantë për aspiratat e të rinjëve nga e gjithë Bota, që vijnë në Amerikë plot ëndrra. Në 14 vite karrierë ai është ngjitur lart si yll, që shkëlqen, duke u radhitur në elitën e avokatëve amerikanë. Ai është i pari avokat shqiptar në Amerikë që është anëtar i përjetshëm i MULTI- MILLION DOLLAR ADVOCATES FORUM”.
Vitin që lam pas avokati Dauti është përzgjedhur në “TOP 100 TRIAL LAWYERS IN AMERICA”. Zyra e tij ligjjore ka regjistruar më shumë se 10 çështje milionëshe të fituara, – më e larta 8,2 Milionë dollarë, e më e ulta 1,2 milionë dollarë.
Nga kamarier në pronar restorantesh
Njihuni me një tjetër shqiptar të suksesshëm në Amerikë. Alban Benjamin Prelvukaj nga një kamerier i zakonshëm është kthyer në pronar të restoranteve më të njohura në New York. Ai madje planifikon të zgjerojë biznesin edhe në Azi.
“Sot kam 4 restorante në New York dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani”, tregon Prelvukaj për “Top-Channel”.
Ai ka treguar se në SHBA kishte ikur në kohën e luftës në Kosovë kur ishte vështirësuar shumë gjendja ekonomike e familjes së tij, përcjell albinfo.ch.
Prelvukaj po ashtu ka treguar se shumicën e të punësuarve i ka shqiptarë.
“300 punëtorë i kam shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në New York”, ka shtuar ai.
Shqiptari me një “muze” çokollate në Uashington
Gjergj Dollani është një nga shqiptarët e rinj të Amerikës që po shquhen në fushën e sipërmarrjes duke sjellë diçka të re e që ka munguar në tregun amerikan. Kur flasim për çokollata, ata më të çmendurit pas tyre mendojnë menjëherë Belgjikën, Zvicrën, Austrinë etj. Amerika as që nuk është në listë. Po Gjergji mendon ndryshe. Ai ka zbuluar dhe po nxjerr në tregun konkurrues prodhime artizanale që mund të bëjnë histori.
Kafeneja, në fakt, një gërshetim butikë dhe espresso bar, që ka sapo hapur ndodhet në mënyrë strategjike shumë afër Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan, po mbi të gjitha në një zonë të shquar për qendra akademike, institute studimesh, qendrash të veprimtarisë diplomatike, muzeume etj.
Leo Keka është një prej shqiptarëve që ka arritur Ëndrrën Amerikane.
Mediat në SHBA i kanë kushtuar një artikull shqiptarit 49-vjeçar i cili mes shumë vështirësive në kohën e komunizmit arriti të shkonte në Amerikë dhe të niste një jetë të re atje. “The Patriot Ledger” shkruan se Keka tani është pronar i dy restoranteve popullore në Quincy dhe është shumë i suksesshëm në bizneset e tij.
“Alba” ishte restoranti i parë që shumë shpejt u bë një pikë ndalese për shumë njerëz. Dhe më pas, Keka mori me qira një tjetër hapësirë, restorant të cilit ia vuri emrin “Zef” si i ati i tij.
Përgatiti: AlpeNews.al







