• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAJDUTËT DHE “FIKSIMI” ME ARGJENDARITË/ Rastet e BUJSHME: Nga “BABAGJYSHAT” tek elektroshoku i të rinjve… (FOTO)
Home
Ekskluzive

HAJDUTËT DHE “FIKSIMI” ME ARGJENDARITË/ Rastet e BUJSHME: Nga “BABAGJYSHAT” tek elektroshoku i të rinjve… (FOTO)

5 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Grabitjet në vend, fatkeqësisht kanë pasur një “rritje” të ndjeshme muajt e fundit.Veç banesave, e exchange-ve, një vend të konsiderueshëm ka zënë edhe grabitja e argjendarive.
Kujtojmë këtu edhe “supergrabitje” në qedren tregtare në Tiranë, ku hajdutët, të veshur si babagjysha grabitën një shumë të madhe parash në argjendari.

Çfarë ndodhi sot:

“Grabitëm argjendarinë në Durrës, pasi desha të laja një borxh që ia kisha marrë një mikut tim, por nuk llogarita kamerat e sigurisë apo ndonjë që mund të na identifikonte”.

Kështu është shprehur njëri prej autorëve të arrestuar gati katër muaj pas grabitjes së argjendarisë në qendër të Durrësit, në bulevardin kryesor të qytetit. Blutë e Durrësit bënë të ditur dje se finalizuan operacionin e koduar “Argjendaria “, zhvilluar me metoda speciale të hetimit, duke identifikuar dhe vënë në pranga një nga dy autorët.

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Robert Hasmuça, 22 vjeç, banues në Tiranë. “Vihet në pranga nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevardin kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Çfarë ndodhi në Prill:

Një nga autorët pas grabitjes
Grabitja me armë ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit.

Elektroshok – U raportua se argjendaria ishte në pronësi të Gjergj Ngresit dhe se dy personat e dyshuar ishin të maskuar dhe me armë dhe kanë përdorur elektroshok për të neutralizuar shitesën.

Kamerat spiune – Kamerat e sigurisë kishin kapur momentin kur 22 vjeçari me banim në Tiranë kishte hedhur bluzën me të cilën ishte veshur kur kishte kryer grabitjen në një nga koshat e plehrave në rrugicat pranë vendit ku kishte kryer grabitjen.

Personi i arrestuar është një 22 vjeçar nga Tirana i cili akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka arritur të marrë tek kjo argjendari rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë

Operacioni i koduar “Argjendaria ” çoi në arrestimin e Robert Hasmuça.

Grabitja në Shkodër:

Argjendaria e grabitur në Shkodër

Ngjarja ka në qendër dy hajdutët, Francesk Vukajn,si dhe Iraldo Filipi, bashkëpunëtori i tij.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë orës 03:50 të mëngjesit në shkurt në zonën e tregut valutor.

Vukaj akuzohet se me një makinë ka goditur qepenen e argjendarisë dhe më pas është futur brenda. Nga argjendaria thuhet se ka marrë një shumë prej 4-5 milionë lekë të vjetër duke marrë bizhuteri argjendi.
Më vonë, Vukaj pasi u arrestua rrëfeu se të gjitha bizhuteritë i kishte shitur, në Shkodër e Tiranë.

“Babagjyshat” në qendren tregtare

Pas grabitjes

Një grup i hajdutëve të maskuar si Babagjyshë kanë grabitur një argjendari në Tiranë dhe vlera e dëmeve arrin shifrën e 200 mijë eurove. Burime policore sqarojnë se në grabitje kanë marrë pjesë pesë persona, nga të cilët katër kanë qenë të veshur si babagjyshër të Vitit të Ri dhe personi i pestë i priste jashtë argjendarisë me makinë. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë katër persona të maskuar si babagjyshër, të cilët ecnin qetësisht në qendrën tregtare. Njëri prej tyre madje është ndaluar edhe nga një fëmijë i vogël, me të cilin ka luajtur për disa sekonda.

“Babagjyshërit” janë pyetur edhe nga roja private i qendrës tregtare, për të ditur se me çfarë aktivitetesh merreshin në qendrën tregtare. Më pas, grupi i babagjyshërve ka hyrë në argjendari dhe pasi kanë uruar shitësen për Krishtlindjen, i kanë drejtuar asaj armën. “Më thanë Gëzuar dhe më drejtuan armët. U tremba pa masë dhe po shikoja rreth e rrotull se çfarë kisha ndonjë gjë aty, por më pas u dhashë të gjitha ato që më kërkuan. Ata i futën në disa çanta të zeza që i nxorën nga bluza. Armët e zjarrit i mbanin brenda xhaketës së kuqe, të futur poshtë pantallonave. Zgjati vetëm dy minuta”, ka bërë me dije shitësja.

Sipas policisë, njëri prej babagjyshërve ka qenë tek dera e argjendarisë, dy të tjerët mbushnin thasët me florinjtë dhe bizhuteritë që ndodheshin aty, ndërsa i katërti mbante nën kërcënim shitësen.

Sipas policisë, e gjithë sasia e mallit që kanë grabitur katër babagjyshërit shkon rreth 150-200 mijë euro.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Baza e NATO-s dhe heshtja paranojake e opozitës!
Previous article E PAPRITUR/ Pas dy vitesh MUNGESË, Vedat Ademi rikthehet në vendlindje. Kujdesej për...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT