“Tour of the Day” është përzgjedhur sot zona e bukur dhe e pa-eksploruar tërësisht e lumit Erzen.
I pozicionuar në zonën e Shën Gjergjit, lumi 109 kilometra i gjatë me emrin Erzen është një prej destinacioneve më të afërtë me qendrën e Tiranës.
Vetëm disa minuta larg, lumi Erzen dhe zona përreth shfaq një panoramë mahnitëse për të gjithë aventurierët të cilët duan të ikin disa orë larg qendrës së zhurmshme të kryeqytetit.
Aty mund të organizoni takime të ndryshme me miqtë tuaj, barbekju, si dhe lojëra nga më të shumëllojshmet të cilat shijojnë shumë në gjelbërimin e zonës.
ALPENews.al ka përzgjedhur fotografinë e mëposhtme të një prej shumë lokalizimeve të lumit Erzen për të treguar se ia vlen të vizitohet një vend i tillë, aq më tepër në afërsi me Tiranën, dhe aspak i kushtueshëm (nga të gjitha mënyrat e transportit).
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



